Vodhi 17 mijë euro në shtëpinë e të vëllait, në pranga një 38-vjeçar në Elbasan
04/01/2024 13:50
Një 38-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje në shëpinë e të vëllait është vënë në pranga.
Në muajin prill 38-vjeçari E. M., 38 vjeç, banues në fshatin Bathës të Elbasanit vodhi 17 mijë euro në banesën e vëllait të tij M. M po në këtë fshat.Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 37 vjeçe e cila është bashkëshortja e 38-vjeçar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i shtetasit E. M., të cilin ky shtetas dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel