Një 42-vjeçar me precedent penal është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi vendosi lëndë eksplozive në afërsi të banesës dhe biznesit së një 54-vjeçari.
Autori i dyshuar, E. L., 42 vjeç, banues në Burrel, ishte i dënuar më parë për disa vepra penale, dhe aktualisht vuan dënimin ‘Shërbim prove’ .
Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, për shkak të një konflikti të mëparshëm me shtetasin A.C., ka shkuar pranë banesës së këtij të fundit, ku ka vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse eksploziv pa shkaktuar dëme.
Gjithashtu, në portën hyrëse të dyqanit të shtetasit A.C., ka vendosur një tjetër sasi lënde plasëse eksploziv, dhe nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
42-vjeçarit, iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek, 4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një aparat celular.
Ky shtetas, dyshohet se është autor dhe i disa ngjarjeve të mëparshme me eksploziv në Burrel, për të cilin në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe grumbullimin e provave, si dhe identifikimin e kapjen e bashkautorëve të tjerë të përfshirë në këto ngjarje.
Top Channel