Është zbuluar identiteti i gruas që u gjet e pajetë në detin e Vlorës përgjatë Lungomares, e cila u nxor nga dallgët e detit.

Ajo është 52-vjeçarja R.V banuese në lagjen “24 Maji” dhe sipas verifikimeve të kryera ajo vuante nga sëmundja e sklerozës.

“Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA