Tentuan të transportonin ilegalisht emigrantë, në kërkim tre persona në Fier
04/01/2024 11:59
Tre persona janë vënë në kërkim pasi u kapën duke ndihmuar disa emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin në Fier.
Në kuadër të operacionit policor “Tranzit” u bë mundur identifikimi i tre autorëve L.M., 32 vjeç, banues në Patos, A. T., 31 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Mbi ta rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë janë sekuestruar dhe 2 automjetet tipe “Audi Q7” dhe “Volksëagen”, me të cilat transportoheshin 11 emigrantë të paligjshëm me origjinë nga India dhe Nepali.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel