Reshje të pandalura përmbysin qytezat në veri të Gjermanisë e Francës

04/01/2024 19:13

Një masë e madhe reshjesh ditët e fundit ka shkaktuar përmbytje të papritura në disa qyteza në veri të Francës e Gjermanisë.

Reshjet e kombinuara me shkrirjen e dëborës kanë lënë nën ujë shtetin veriperëndimor gjerman North Rhine-Westphalia dhe rajone të Saxony e Thuringia.

Në Gjermani nuk është raportuar për viktima ndërsa në zonat fqinje përtej kufirit në Francë përmbytjet e papritura kanë shkaktuar disa viktima, me raportime për disa njerëz të gjetur të mbytur në qilarët e shtëpive të tyre.

Qyteza e Clairmarais në veri të Francës ishte goditur më rëndë me shumë shtëpi të rrethuara nga uji.

Përmbytjet e jashtëzakonshme janë të dytat në dy muaj në rajonin e Calais.

Qindra punonjës emergjencash janë mobilizuar për vendosjen e thasëve të rërës në brigjet e lumenjve në Francë.

Ndërsa Gjermania është traumatizuar herën e fundit nga përmbytjet e vitit 2021, ku humbën jetën rreth 180 njerëz.

Ndërsa në Francë ministri i zhvillimit të territorit Christophe Béchu përmendi mes të tjerash mundësinë e shpronësimi të disa zona sipas tij “të ekspozuara ndaj përmbytjeve”.

FOTO GALERI
1/3
Permbytjet ne veri te Frances

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA