“Rënie drastike e vrasjeve”/ Ministri Balla bën bilancin e vitit që lamë pas: Numër që Shqipëria nuk e ka parë asnjëherë

04/01/2024 12:43

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë bilancin e vrasjeve të vitit që lamë pas, duke thënë se shifra e 35 vrasjeve është më e ulëta që Shqipëria ka regjistruar në 30 vitet e fundit.

Gjatë një konference për mediat, Balla tha se 1/3 e rasteve është krim brenda familjes, prandaj i ka kërkuar autoriteteve dorë të hekurt kundër dhunës me bazë gjinore.

“Rënie drastike të vrasjeve, 35 vrasje deri më 31 dhjetor, krahasuar me 107 në vitin 2013 dhe 124 në vitin 2012. 1/3 janë krim në familje, si ngjarja e sotme në Tiranë. 35 është një numër që Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë në 30  vite. I kam kërkuar drejtorisë vendore të Policisë, një dorë të hekurt kundër dhunës me bazë gjinore dhe një mbështetje për të gjitha viktimat e dhunës. Me zemër të thyer them them se në 2023 janë  4 mijë e 600 raste të dhunës në familje. 2 mijë kërkesë padi për urdhër mbrojtje. Situatë e papranueshme.”-tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA