Rreth 10 mijë shtetas kanë dalë nga Shqipëria në 48 orët e fundit përmes pikës kufitare të Muriqanit.

Pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë të Kosovës të cilët kthehen në vendet e BE-së ku jetojnë, ndërsa pjesa tjetër janë emigrantë shqiptarë kryesisht në Itali dhe Francë.

Në portin detar të Durrësit janë marrë të gjitha masat për një përpunim sa më të shpejtë dhe pa vonesa të tyre. Që nga dita e sotme janë dyfishuar lundrimet drejt portit italian të Barit, ndërkohë që janë shtuar edhe sportelet në shërbim të tyre.

Ndërkohë 12 mijë persona kanë lënë Shqipërinë brenda 48 orëve të fundit përmes pikës kufitare të Kapshticës. Shumica prej tyre janë emigrantë që kaluan festat e fundvitit në vend. Situata paraqitet normale, pala greke punon me 6 sportele dhe pala jonë me 7 sportele.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë shënuar një rritje të numrit të personave që po lënë Shqipërinë  pas festave. Gati 5 mijë e 800 qytetarë kanë dalë nga Shqipëria nga pika e kufitare e Kakavijës ndërsa 3 mijë e 200 të tjerë kanë hyrë. Masat në Kakavijë duken të përforcuara dhe policia kufitare po punon me pesë sportele në dalje nga Shqipëria dhe një sportel në hyrje. Radha e mjeteve për të dalë nga Shqipëria është jo më shumë se 10, të cilat përpunohen nga sportelet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA