Gjykata e Apelit të posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës për masë më të lehtë dhe ka lënë në fuqi arrestin në burg dhënë nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, më 1 dhjetor 2023.

Kjo nuk është hera e parë që Ramazan Rraja, i arrestuar në prill 2023 si pjesëmarrës në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, kërkon zbutje të masës së sigurimit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.Rr., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 472, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:Miratimin e disponimit me nr. 472 akti, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.“-njofton Gjykata.

SPAK e akuzon Ramazan Rrajën dhe kushëririn e  tij Redjan Rraja se kanë bashkëpunuar në atentatin 1 nëntorit 2019 në zonën e Sukthit, në të cilin mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën Aleksandër Lah  dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA