Video/ Pamje të frikshme! Shpërthejnë flakët në autostradën në Japoni pas aksidentit me 50 makina, një person humb jetën
Një gjykatëse në Las Vegas, SHBA është sulmuar papritur nga krimineli që sado dënoi me burg i cili kërceu mbi podiumin e saj dhe nisi ta qëllonte me grushte.
Gjykatësja Mary Kay Holthus ishte duke dhënë dënimin e saj kur i dënuari Deobra Delone Redden e sulmoi papritur duke e ofenduar për vendimin që konsideronte të padrejtë.
Pamjet video tregojnë momentin kur Redden kërcen jashtë vendit të tij dhe sulmet në podium e gjykatëses duke e goditur atë me grushte.
Oficerët e sigurisë shihet qe tentojnë të ndalojnë kriminelin teksa dhe gjykatësja dëgjohet që i lutet të mos e godasë.
Ironikisht dhe dënimi i Redden ishte për sulm fizik e lëndime trupore, ndërsa nuk raportohet për lëndime të rënda ndaj gjykatëses në incident.
Një nga oficerët e sigurisë raportohet e u lëndua në përpjekjet e ndalimit të sulmit .
Zyrtarët thanë se po hetojnë incidentin dhe vlerësonin përpjekjet e stafit për të ndaluar dëme të mëtejshme.
“Tashmë po rishikojme protokollet e sigurisë dhe masat e mbrojtjes së trupës gjyqësore e stafit”, thuhej në deklaratë.
30 vjeçari Redden është përballur me disa akuza sulmesh në shtetet Nevada e Texas, ndërsa pas ekzaminimeve ai u shpall i aftë për të qëndruar në proces.
Top Channel