Do trafikonte dy çanta me kanabis dhe armë zjarri drejt Maqedonisë së Veriut, kapet 51-vjeçari
04/01/2024 10:11
Një 42-vjeçar ka tentuar të trafikojë me taksinë e tij 2 çanta me kanabis, armë zjarri dhe municion luftarak drejt Maqedonisë së Veriut.
Në pranga ka rënë M. M., 51 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të tij, u gjetën 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e futur në dy çanta, dhe 1 armë zjarri automatik model “Scorpions”, me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel