Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë ndaj Erzen Breçanit, Dedan Gjonit, Besmir Muratit dhe Bujar Ajetit, të cilët mbeten në burg.

Më 23 nëntor, GJKKO la në burg Erzen Breçanin dhe 3 nga të arrestuarit e ‘bandës së Policëve’ si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik droge, pastrim parash; Dedan Gjoni, Bujar Ajeti, Besmir Murati.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 04.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 61 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim B.M., B.A., D.Gj. dhe E.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 128, datë 23.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:  Miratimin e vendimit nr. 124, datë 17.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate; Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.”- njofton gjykata.

Zbërthimet e komunikimeve në “Sky” lidhën 11 persona mes policisë krimit dhe ish-zyrtarëve të lartë në trafik droge, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Por asnjë prej pjesëtarëve nuk ishte një emër i panjohur. Figura qendrore është Ervin Mata, i cili në komunikime del se në këtë aktivitet i është bashkuar edhe i kunati Eraldi Breçanit, djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë. Të dy nuk mundën dot të arrestohen ndërkohë që Erzen Breçani ra në pranga me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe pastrimit të parave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA