Aktakuzë e re kundër ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan, teksa vuan dënimin për korrupsion

03/01/2024 16:32

Një gjykatë në Pakistan ka ngritur aktakuzë të mërkurën kundër ish-kryeministrit të burgosur, Imran Khan, për fyerjen e zyrtarëve të Komisionit Zgjedhor, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Naeem Haider Panjutha.

Kjo aktakuzë është një tjetër goditje për Khanin, i cili është duke e kryer një dënim me burg për korrupsion, si dhe përballet me shumë raste të tjera ligjore.

Ajo u ngrit pak disa pasi Komisioni Zgjedhor nuk ia pranoi Khanit kandidaturën, duke ia pamundësuar garimin në zgjedhjet parlamentari të 8 shkurtit.

Khan akuzohet se i quajti kryetarin e Komisionit Zgjedhor, Sikandar Sultan Rajaa, dhe zyrtarët e tjerë “shërbyes personalë” të ish-kryeministrit, Shehbaz Sharif. Sharif e zëvendësoi Khanin në prill të vitit 2022, pasi ai u rrëzua nga pushtetit përmes një vote të mosbesimit në Parlament nga kundërshtarët e tij politikë. Prej atëherë, agjencitë qeveritare e kanë ndjekur atë në gjykata.

Një ish-lojtar kriketi, 71-vjeçari është figura më e njohur opozitare në Pakistan. Naeem Haider Panjutha tha se Khan u deklarua i pafajshëm gjatë seancës dëgjimore kur iu lexua akuza.

Aktakuzë e ngjashme u ngrit edhe ndaj njërit nga ish-zëvendësit e Khanit, Fawad Chaudhry. Zyrtarët zgjedhorë thanë se nuk e pranuan kandidaturën e Khanit për shkak të dënimit të tij për korrupsion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA