Avokati mbrojtës i Ruben Sarivës, Elton Laska, pas përfundimit të gjyqit tregoi më tepër detaje nga deklarata e ekzekutorit të biznesmenit Ardian Nikulaj.
Laska, i cili është caktuar nga Gjykata e Lezhës, u shpreh se Saraiva deklaroi përpara trupit gjykues se nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje.
Portugezi është shprehur se akuzën e ka marrë vesh nëpër media dhe se në Shqipëri ka qenë për pushime.
“Prokuroria kërkoi masë arresti me burg për të mbrojturin prej meje. Deklarimi i tij ishte që nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se nuk kishte asnjë dokumentacion të ofruar nga ana e prokurorisë. Gjykata e garantoi që do të kishte në dispozicion të gjithë fashikullin gjyqësor brenda një afati të parashikuar nga ligji dhe i rezervoi të drejtën për tu shprehur në një moment tjetër.
Reagimi i tij ishte që nuk kam asnjë lloj lidhje me ngjarjen për të cilën po akuzohem. E kam marrë dijeninë nëpërmjet mediave, jam arrestuar në Marok ku isha për punë të tjera dhe kaq. Ai tha nuk kam asnjë njohje as me atë dhe as me ndonjë shqiptar. Në Shqipëri ka qenë për pushime”, tha avokati.
Top Channel