Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht pasditen e sotme, në afërsi të fshatit Bitinckë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet. Të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua që ndodheshin në motor, yë cilët janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë marrë dëmtime.

Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.“-njofton policia.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA