Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët Tetë muaj pas vrasjes në Shëngjin të Ardian Nikulajt, me pranga në duar është ekstraduar nga Maroku, drejt Shqipërisë Ruben Ribeiro Saraiva, i dyshuar nga drejtësia shqiptare si ekzekutues i biznesmenit.
Ekstradimi portugezit 28 vjeçar rezident në Londër, nga ku u rekrutua për të kryer vrasjen, u mundësua nga një bashkëpunim intensiv i Interpol Tiranës dhe Drejtorisë së Marrdhënieve me Jashtë në policinë e shtetit me autoritetet marokene.
Paraditja e të dielës 31 dhjetor e gjeti Saraivën në tokën shqiptare për t’u vendosur në dispozicion të drejtësisë shqiptare.
Ekstradimi Ruben Ribeiro Saraiva është komentuar nga Ministri Bredshëm Taulant Balla. Ai thotë se “realizimi i këtij ekstradimi, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kemi një marrëveshje ekstradimi, na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pa-ndëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera”.
Përgëzime Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Interpol Tirana dhe djemve të palodhur të RENEA, thekson ministri Taulant Balla për realizimin e 78 ekstradimeve drejt Shqipërisë gjatë këtij viti që përmbyllim sot”.
Nga provat e mbledhura deri më tani nga prokuroria e Lezhës, rezulton se Ruben Ribeiro Saraiva ishte ekzekutori Ardian Nikulajt.
Pamjet e gjakftohtësisë së ekzekutimit të mirë-organizuar u publikuan edhe në shumë media në botë.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.
Për këtë vrasje në Angli janë arrestuar dhe ndodhen në proces ekstradimi edhe pjesa tjetër e grupit, një shqiptarë dhe katër anglez, që vëzhgonte viktimën dhe ia kalonte informacionet vrasësit Ruben Ribeiro Saraiva.
Gjykata e ekstradimeve në Londër do ta shqyrtojë kërkesën e ekstradimit të tyre nga Shqipëria në muajin Mars.
Top Channel