Shkodër/ Gjenden mbi 32 kg kanabis të tharë dhe të ndarë nëpër thasë, i përkasin grupit kriminal prej 11 personash

31/12/2023 08:53

Janë gjendur rreth 32.7 kg kanabis në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar në fshatin Plan të Shkodrës.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” është zbuluar se kjo sasi i përket një grupi kriminal prej 11 personash të cilët janë identifikuar, ku 5 prej tyre janë vënë nën prangat e policisë.

Deri më tani në fshatin Kir dhe Plan janë asgjësuar në total rreth 10, 274 bimë narkotike në pronësi të këtij grupi.

Vijon puna për të kapur pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA