
Oficerët e policisë të armatosur rëndë kanë rrethuar Katedralen e Këlnit, ku kardinali Rainer Maria Woelki do të udhëheqë meshën në natën e ndërrimit të viteve.
Tre persona, të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar, raportojnë mediat gjermane. Dyshohet se ata kishin lidhje me sulmet e planifikuara gjatë ndërrimit të viteve.
Më herët, në prag të Krishtlindjeve, u vunë në pranga me të njëjtat dyshime pesë persona.
Sipas informacioneve të policisë, grupi thuhet se kishte planifikuar një sulm me makinë. Për këtë arsye, parkimi nëntokësor i katedrales është nën kontroll dhe hyrjet e daljet janë nën vëzhgimin e punonjësve të policisë.
Policia e Këlnit tashmë ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë rreth Katedrales së Këlnit.
Top Channel