I dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i kujtoi edhe një herë në këtë prag të ndërrimit të viteve Prishtinës zyrtare se BE-ja pret që zgjedhjet në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme.

Duke folur për median serbe, Politika, zyrtari i lartë europian nënvizoi rëndësinë e faktit që ka nisur tashmë krijimi i grupeve nismëtare për nënshkrimin e peticionit. Rithemelimi i pushteteve lokale në veri të Kosovës është i nevojshëm për shtensionimin përfundimtar të situatës, u shpreh ai.

“Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme. Është e rëndësishme që procesi drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja në katër komuna më në fund filloi me themelimin e grupeve të punës se serbëve të Kosovës në fillim të dhjetorit. Më vjen keq që regjistrimi i tyre fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e firmave për shkarkimin e kryetarëve të fillojë menjëherë”,  u shpreh ai.

Pak ditë më parë ndërkohë, në komunat me shumicë serbe në Kosovë, policia nisi heqjen e kamerave për të cilat Prishtina zyrtare beson se janë vendosur ilegalisht në vende publike. Vetëm ditët e fundit, në Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, janë hequr mbi 50 kamera që vëzhgonin qytetarët dhe për të cilat, policia nuk kishte dijeni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA