Drejtoria e Shërbimeve të Transportit rrugor pranon se 55 përqind e aksidenteve ndodhin në rrugët urbane kryesore dhe dytësore. Pranohet gjithashtu se 27 përqind e aksidenteve në Shqipëri ndodhin për shkak të faktorit mjedisor dhe 8 përqind për shkak të difekteve në makinë.
Pavarësisht se çdo vit testohen 400 mijë automjete të dhëna këto të koncensionarit të kontrollit teknik në Shqipëri konstatohet neglizhencë për mirëmbajtjen e mjeteve. Si automjete aktive numërohen 854 mijë e 586, ndërsa janë çrregjistruar 5740 makina me moshë mesatare 22 vjecare. Megjithatë përdorimi i makinave të vjetra mbetet një problem. 105 vende janë të identifikuara si njolla rreziku, thënë ndryshe zona ku ndodhin më shpesh përplasje.
Në podcast-in e qendrës “Fol”, me mbështetjen e ambasadës amerikane që u transmetua në Top Albania Radio me temë “Udhëto i sigurt”, gazetarja Anila Hoxha intervistoi drejtorin e përgjithshëm të Policisë rrugore, Altin Qato.
Anila Hoxha: A mund të na i shpjegoni akset problematike?
Altin Qato: Në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor komunikojmë vazhdimisht me idenë e përmirësimit të këtyre akseve ose eliminimin e këtyre njollave duke rritur sinjalistikën dhe duke rritur parametrat e sigurisë rrugore. Një njollë e zezë që ne kemi një numër konsiderueshëm aksidentesh është “Shkodër-Koplik”. Pse janë këto njolla të zeza? Duke patur edhe element të ulët ndriçimi, duke patur problematikë edhe në sinjalistikë, por vecoria kryesore është se ka banesa , ose ka biznese në kufi me karanxhatën e rrugës dhe shpesh herë mjetet devijojnë, ndërrojnë drejtim për të hyrë në banesë , në lagje ose edhe në biznese. Por kemi shumë raste të shtuara me këmbësorë të cilët për të kaluar nga njëri krah në krahun tjetër presin këtë segment rrugor. Më pas vjen një nga akset kryesore që e kemi njollë të zezë është aksi “Kamëz-Fushë Krujë”, ose në zonën e Tapizës, e cila ka një dendësi të madhe popullsie, bizneses , por duke qenë se është rrugë me shumë hyrje dalje, pa ndriçim, normalisht shton edhe rrezikun për aksidente. Një njollë e zezë për ne është aksi rrugor “Elbasan-Peqin”, i cili ka të njëjta karakteristika si rrugët e mëparshme. Njollë e zezë është “Levan-Tepelenë”. Unë po përmend akset rrugore më problematike që ne kemi numrin më të lartë të aksidenteve .
Anila Hoxha: Aty ku ndodhin më shpesh? Edhe për shkak të ndriçimit, edhe pse faktor është rruga dhe pakujdesia e shoferit ?
Altin Qato: Duke pasur moskufizim të aksit rrugor me kufizimet anësorë të rrugës, pra me banesat, me bizneset është më e mundshme që drejtuesit e mjeteve të ndërrojnë korsi por shpesh herë kemi të bëjmë edhe me këmbësorë që presin rrugën ose këmbësorë që kalojnë edhe kafshë shtëpiake por edhe me motocikleta të fuqisë së vogël, biçiklistë të cili për hir të së vërtetës këtë vit që po flasim( jemi në mbyllje të këtij viti) kemi patur një rritje të konsiderueshme të aksidenteve. Pra ne kemi gati 50% të aksidenteve për këtë vit janë për shkak të këmbësorëve , të biciklistëve , motomjeteve me fuqi të vogël dhe qytetarëve që tranportojnë kafshë në një aks në aksin tjetër rrugor. Pra bëjnë gati 50 përqind të totalit të aksidenteve, që është një shifër goxha e konsiderueshme dhe shqetësuese. Këtë fund vit, Autoriteti Rrugor ka bërë një prokurim dhe ka filluar riparimin e njollave kryesore të njollave të zeza që janë risk për aksidentet. Por më e rëndësishme është që nëse ka nënkalim ose mbikalim për këmbësorët mendojmë që do ulet në mënyrë të ndjeshme numri i aksidenteve kryesisht me këmbësorë. Natyrisht që disa përgjigjje mbi cilësinë e rrugëve do ti marrim tani nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar mbasi kemi të ftuar Zotin Evis Berberi. Çfarë është riparimi i njollave të errëta që Zoti Qato thotë se ka nisur nga institucioni që ju drejtoni? Cilat janë rrugët ku sinjalistika nuk është e duhura?
Anila Hoxha: Nëse ne do të ekspozojmë një gjeografi kohore të aksidenteve kur ndodhin ato më së shumti?
Altin Qato: Numri më i madh i aksidenteve është në orën 19:00-24:00. Është gati 32 përqind të aksidenteve në këtë interval kohor sepse kjo ka të bëj edhe me kushtet atmosferike, me kushtet e motit edhe lidhet pastaj edhe me elementët e sigurisë në akset rrugore . Aksidentet kryesisht ndodhin më së shumti të shtunave dhe të dielave pasi edhe numri i mjeteve është më i lartë në lëvizje edhe ngutja e drejtuesve të mjeteve për të arritur në destinacion në këtë orar është edhe më i madh.
Anila Hoxha: Zoti Qato, cilat janë shkeljet më të zakonshme që kryejnë drejtuesit e automjeteve gjatë qarkullimit dhe përdorimit të rrugës që sjellin aksidente të rënda ?
Altin Qato: Një nga shkeljet kryesore ka të bëj më shpejtësinë. Shpejtësia është shkaku kryesor, i cili sjell pasoja dhe këtë vit ne kemi patur një rritje të numrit të rasteve të shpejtësisë , të cilët kanë sjellë pasoja. Më pas ka të bëj me mungesën e mosrespektimit të sinjalistikës , kryesisht me parakalime të gabuara ose kthimit , devijimit në rrugë në mënyrë të papritur nga drejtuesi i mjetit . Një shkak kryesor është përdorimi i aparatit celular dhe është shkelje që realisht sjell pasojë për shkak se një mungesë vëmendje , mjeti devijon,spostohet me dhjetëra metra dhe në moment mungesa e vëmendjes con vazhdimisht në aksidente qoftë në dëme materiale por edhe në pasojë.
Anila Hoxha: Vetë 2023 ka qenë një vit fatal për aksidentet ,rezulton se kanë ndodhur mesatarisht 3 aksidente në ditë, gati 1128 aksidente . Sa është numri i të vrarëve përgjatë 2023, i plagosurve dhe i dëmtuarve rëndë ?
Altin Qato: Për këtë periudhë që flasim kemi 177 të vrarë për një vit dhe 177 të plagosur rëndë. Të plagosur lehtë kemi 1177 .
Anila Hoxha: Natyrisht që disa përgjigje për cilësinë e rrugëve, do t’i marrim nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. Çfarë është riparimi i njollave të errëta, që Qato thotë se e ka nisur nga institucioni që ju drejtoni ?
Evis Berberi: Autoriteti Rrugor Shqiptar ka në administrimin e vet 3600 km rrugë, nga të cilat 1200 km rrugë janë rrugë të kategorisë së parë që ne i quajmë, pra rrugë ku ka një numër të madh mjetesh që qarkullojnë , pjesa tjetër rreth 2400 km janë rrugë të kategorisë së dytë dhe të tretë të cilat kanë një numër më të ulët frekuentuesish ose janë rrugë që shtrihen në zona rurale. Në këto akse rrugore në bashkëpunim me policinë e shtetit, ne cdo vit bëjmë identifikimin e njollave të errëta të cilat, quhen njolla të errëta ato pika ose akse , ose segmente të caktuara degëzimesh që kanë një numër të shtuar aksidentesh me pasojë 3 dhe më sipër, në një kohë të shkurtër. Pra, edhe pse një aks rrugor është i projektuar dhe është brenda standartit të sigurisë rrugore , prapëseprapë aty ka ndodhur një aksident . Kjo do të thotë se kërkon një vëmendje më të shtuar dhe një sinjalistikë dhe një siguri rrugore më të shtuar . Projekti që ne këmi , kemi 2 vjet që kemi nisur , “projektin për ndërhyrjen në njollat e errëta” ka të bëj me rehabilitimin e tyre jo vetëm me përforcimin e sinjalistikës , barrierave mbrojtëse por edhe ndërhyrje në gjeometrinë e rrugës. Pra, nëse ka nevojë për zgjerim të shtuar, ne e bëjmë , nëse ka nevojë për rritje të degëzimeve dhe deri tani ne kemi bërë një ndërhyrje vitin e kaluar në 15 pika të errëta dhe këtë vit kemi nisur projektin për 5 pika të tjera, të cilat janë të shtrira kryesisht në zonën e veriut, pra kemi zonën nga Shkodra në drejtim të Koplikut që ka qenë gjithmonë një aks problematik dhe është bërë e nevojshme që ne të ndërhyjmë.
Anila Hoxha: Berberi sa është fondi për riparimin e njollave të errëta, ose ndryshe vendi ku ndodhen 2-3 aksidente apo më tepër?
Evis Berberi: Fondin e kemi parashikuar vjet , rreth 1 milion euro për ndërhyrje në pikat e errëta dhe sivjet po aq , pra është një projekt që do të jetë në vazhdimësi. Nuk do të stopojmë me kaq. Vitin tjetër kemi parashikuar prapë në planet e biznesit 1 milion euro të tjera dhe gradualisht do të marrim masa që nëse është e mundur të mos kemi më pika të errëta në rrugët që administrohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Përvec kësaj kemi parashikuar në cdo vit ndërhyrje në përmirësimin e sinjalistikës rrugore, që është tjetër gjë nga pikat e errëta. Sinjalistika rrugore ka nevojë vit për vit për shkak të konsumit që ka, uljes së reflektimit të tabelave dhe uljes së shikueshmërisë së vijave, automatikisht ne bëjmë cdo vit në bazë të rajoneve që kemi një ndërhyrje për këto sinjalistika dhe janë rreth 2 milion euro për cdo rajon të parashikuar vit pas viti.
Anila Hoxha: Është riparim i sinjalistikës apo rivendosje ? Cilat janë rrugët ku sinjalistika nuk është e duhura dhe ka nevojë për më tepër riparim?
Evis Berberi: Sinjalistika është me projektet që kemi marrë është e duhur në pjesën më të madhe të akseve. Po cfarë ndodh ? Ndodh që për shkaqe të ndryshme , daljes së mjeteve në rrugë me baltë, përdorimi i gomave jo të duhura të cilat e dëmtojnë sinjalistikën rrugore, degradimi për shkak të kushteve atmosferike , sepse sinjalistika rrugore, , vizimi horizontal ka një kohë të vetëm të cilën duhet të ndërhyjë vazhdimisht dhe ne kemi të programuar që në vende ku ka dobësim të sinjalistikës , për shkaqe natyrore dhe njerëzore , në rindërhyjmë për ta rifreskuar . Ka raste që ka edhe sinjalistikë që është e munguar për shkaqe të ndryshme , por kryesisht tani në kohën që jemi , nuk mund të themi që ka akse rrugore që iu mungon sinjalistika e nevojshme.
Anila Hoxha: Një studim i Akademisë së Sigurisë, fliste edhe shkaqet përse ndodhin më së shumti aksidentet automobilistike në Shqipëri dhe përqindjen më të lartë, rreth 60 përqind e zënë gabimet njerëzore . Pjesa tjetër është për shkak të mjedisit të rrugëve, kushteve atmosferike por edhe cilësisë së automjeteve . A ka shumë padi në adresë të Autoritetit Rrugor Shqiptar për shkak se shumë drejtues automjetesh apo familjarë të tyre ngrenë pretendimet e tyrë në rrugë gjyqësore se ishte fajtore rruga ?
Evis Berberi: Kemi disa padi në drejtim të Autoritetit Rrugor Shqiptar , që në raport me numrin e aksidenteve që kanë ndodhur janë shumë të pakta , mos të themi të papërfillshme. Në këtë periudhë që jemi mund të kemi aktive 2-3 procese të cilat kanë nxjerrë si fajtor akset rrugore , por në këto akse rrugore dhe këto padi janë ngritur për vitet e kaluara, pra shumë kohë më përpara. Gradualisht ne jemi të gjithë koshientë që infrastruktura rrugore në Shqipëri , me atë që morëm para viteve 90’ dhe trashëguam pas viteve 90’ , ishte e tillë që ishte jo brenda standarteve . Filluam të ndërtojmë rrugë të reja, mbase nuk u ndërtuan edhe ato brenda standarteve sepse nevoja për të ndërtuar si do gjë, kakofoni e madhe që ishte në ndërtimet në Republikën e Shqipërisë , filluam të ndërtojmë për nevojë dhe pastaj e kuptuam që me të vertëtë kemi nevojë për të aksesuar por këto duhen bërë edhe me cilësi. Kemi një periudhë disa vjecare që Autoriteti Rrugor Shqiptar funksionon me projektime të mirëfillta në kuadër të sigurisë dhe cilësisë rrugore jo vetëm akses por më shumë siguri dhe më shumë cilësi.
Anila Hoxha: Sa akse rrugore janë aktualisht në ndërtim ? Mbasi shumë drejtues automjetesh pretendojnë shpesh që aksidenti ndodh për shkak se nuk e vunë re tabelën që njoftonte se rruga është në ndërtim e sipër?
Evis Berberi: Ne kemi 33 kantiere të hapura , ndërsa si akse rrugore janë diku 15, të cilat janë në punë e sipër, por padija nuk të shpëton.Dmth ne i bëjmë thirrje gjithmonë përdoruesve të rrugës “respektoni sinjalistikën, dëgjoni njoftimet tona dhe të policisë së shtetit “, pasi është shumë e nevojshme , nuk ka të bëj vetëm me sigurinë e mjetit kryesisht vetëm, ka të bëj me jetën njerëzore. Është ajo që ne duam të shpëtojmë , është ajo të cilës ne i shërbejmë . Nuk i shërbëjmë mjeteve. Mjeti është një dëm ekonomik, i cili mund të rikuperohet. Jeta njerëzore nuk rikuperohet dhe kjo është thirrja që I bëjmë gjithmonë “respektoni sinjalistikën , respektoni thirrjet , respektoni tabelat”. Mund të themi që në fillim të ndërtimeve ka pasur problematika me kontraktorët të cilët nuk respektonin dhe nuk vendosnin sinjalistikën e duhur. Si cdo gjë, në mësojmë edhe nga gabimet tona, përvecse nga gabimet e të tjerëve. Tani kudo që ne ndërtojmë është sinjalistika e nevojshme , është vendosur rrjetat e nevojshme , është vendosur barrierat e nevojshme të cilët bëjnë ndarjen e kantierit nga pjesa tjetër e rrugës e cila përdoret për trafikun. Ne kemi raste që kemi hapur edhe kantieret tona për të hyrë , për tju ardhur në ndihmë përdoruesve të mjeteve . Në momentin që kemi hapur kantieret tona kemi vendosur vijën e verdhë të pandërprerë , dmth që ti nuk parakalon dot dhe kemi vendosur tabela dëri në 30 km /orë, që dmth që ti si përdorues rruge duhet ti respektosh këto të paktën minimalisht vija e verdhë, e pandërprerë dhe tabela 30 km/orë të japin aksesin në një rrugë më të shkurtër në mënyrë të sigurtë edhe pse është në gjendje kantieri.
Top Channel