Prodhuesit turkë raportohet së fundmi se po tentojnë të marrin pjesën e tyre në tregun evropian të verërave me gaz, duke folur për shitje inkurajuese integrim të verës turke me gaz në tryezat e festave në shumë vende, shkruan rrjeti AFP.
“Ne besojmë në potencialin e verës nga këto vreshta të mbjellë në in 2003 ku prodhimi parë është vjelur në 2006,” thotë Candas Misir e fabrikës së verës Vinkara pranë kryeqytetit Ankara.
“Kemi shitur shpejt se kërkesa ka qenë e madhe në këtë periudhë festash”, thotë Candas, edhe pse për raste të veçanta evropianët nuk janë mësuar të zgjedhin një verë turke në krahasim me shampanjën franceze, cava-n spanjolle apo prosecco-n e Italisë.
Por ferma Vinkara prodhon një variete rrushi që thuajse u zhduk në vitet 1980, dhe më pas fitoi një kompeticion vere me gaz në Francë në 2020.
Rrushi i saj “Yasasin” ka një aromë florale të ngjashme me vreshtat e Alsace në lindje të Francës, shkruan AFP.
Vinkara thotë se është prodhuesi parë i verës me gaz në Turqi me metodat tradicionale të shampanjës duke nisur nga 2009.
Të tjerë kanë ndjekur shembullin e saj në vend megjithë barrën e taksave të qeverisë konservatore për të dekurajuar konsumin e verës.
Top Channel