Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është rikthyer çështjes së statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të shumëkërkuar Prishtinës zyrtare nga komunitetit ndërkombëtar, si element kyç për avancimin e procesit të dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar prej një dekade nga Bashkimi Europian.

Kryetarja e shtetit të Kosovës hodhi idenë që draft-statuti të hartohet nga autoritetet kosovare në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Këtë gjë e kam thënë shumë para se ta pohoj publikisht, sepse një iniciativë e tillë duhet të vijë nga ata që e udhëheqin dialogun. Por pikërisht duke nuhatur që nga BE-ja mund të na mbërrijë një draft, i cili jo domosdoshmërisht na pëlqen në tërësi, kam insistuar të ulemi e të hartojmë një draft tonin në tërësi në përputhje me Kushtetutën”, është shprehur ajo në një emision televiziv.

Mënyra  më e mirë sipas saj, për ta zgjidhur këtë çështje, është që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta hartojnë draftin së bashku. Osmani e pranoi se ka shqetësime sa i përket kompetencave të Asociacionit. Megjithatë, jam e bindur tha presidentja, se “Gjykata Kushtetuese duke u bazuar në parimin e profesionalizmit e pavarësisë së saj në asnjë moment nuk do të mund të eliminonte atë që ia kërkon Kushtetuta dhe njëkohësisht vetë e kanë pohuar në vendimin e vitit 2015“.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur më herët i gatshëm të krijojë një draft modern europian për statutin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA