Pamje krahasuese nga Shën Petersburg, gjatë rrethimit të Luftës së Dytë Botërore dhe tani (foto-galeri)
19/11 21:52
Këtë fundviti, Berati është shndërruar në një qytet festiv.
Projektorët shumëngjyrëshe i kanë dhënë një pamje mahnitëse shtëpive karakteristike të qytetin e vjetër.
Qyteti i një mbi një dritareve është ndër destinacionet përfaqësuese turistike të shqipërisë gjatë cdo kërkimi në internet. Asnjë turist nuk e shmang gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri, ndaj ditë e natë qyteti është plot.
“Jam nga Anglia. Është shumë këndshëm këtu. Qyteti reflekton shpirtin e krishtlindjes. Në Shqipëri s’kisha qenë kurrë, është hera e parë. Por këtu më pëlqen ushqimi dhe shpirti festiv”, tha një turist.
Për festën e ndërrimit të viteve, Berati ka të prenotuar 90 për qind të hoteleve dhe lokaleve.
Top Channel