I thosha se ishin të çmendur dhe se unë nuk mund të veproja në atë mënyrë. Dushin e bënin me rroba veshur, një tjetër aspekt ky që nuk e kuptoja. Nuk mund ta bëja në atë formë, më frikësonte”, u shpreh James. /Supersport
James Rodriguez ishte një nga lojtarët europianë që provoi një aventurë në Katar me klubin e Al-Rayyan.
Përballë një ofertë bujare në aspektin financiar, kolumbiani nuk hezitoi të eksperimentonte një aventurë të re në karrierë.
Mirëpo, asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve dhe ish-lojtari i Real Madrid qëndroi në Katar për vetëm një sezon (2021-2022). Së fundmi, 32-vjeçari që është pjesë e Sao Paolo në Brazil, zbulon edhe diferencën e kulturave teksa shtoi se ai kurrë nuk u përshtat me ambientin në Lindjen e Mesme.
“Jeta dhe kultura në Katar ishin shumë të ndryshme nga ajo që isha mësuar unë. E kisha shumë të vështira të përshtatesha në një vend të tillë. Atje të gjithë ushqeheshin duke përdorur duart, e kapnin ushqimin me duar dhe ma ofronin mua, por unë nuk mund ta pranoja kurrë. Më detyronin edhe mua që të bëja si ata.

Top Channel