U përplas me inspektorin në Fier, 26-vjeçari person me precedent kriminal! Në 2019, i rrëmbeu armën një polici dhe kreu plagosi

28/12/2023 21:28

Daniel Braçi, i cili u konfliktua sonte me një punonjësit e policisë në Fier, nuk është i panjohur për drejtësinë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se në 31 gusht 2019, pas një konflikti mes dy familjeve, nga e cila mbeten të dëmtuar me sende të forta dhe mjete prerës katër persona, i riu mori armën e shërbimit të një prej punonjësve të Policisë që po ndihmonte të plagosurit të futeshin në urgjencë dhe plagosi me këtë armë një prej familjarëve të palës tjetër.

Ndërsa sot, 26-vjeçari Daniel Braçi që drejtonte një automjet tip “Volkswagen” tentoi të futej në një rrugë të bllokuar të qendër të Fierit.

Por, kur u kundërshtua nga patrulla e policisë, i riu qëlloi me grushte inspektorin Shkëlqim Jahelezi

Ky i fundit, në kushtet e vetëmbrojtjes, thotë policia në një njoftim zyrtar, qëlloi me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetët. Ndërsa polici, pasi mori trajtim policor, u shoqërua në Komisariat.

Top Channel