Seanca e Berishës u shty, avokati Gjokutaj: Do të dorëzojmë sërish prova për përjashtimin e gjyqtares
28/12/2023 15:55
Në një deklaratë për mediat pas shtyrjes së seancës, avokati Genc Gjokutaj tha se seanca për shqyrtimin e masës së Berishës u u shty për ditën e shtunë në 12:00.
Avokati tha dhe pala mbrojtëse e Berishës do dorëzojë sërish prova mbi kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
“Siç u njoftuam dje, kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ka një afat prej tre ditësh. Sot kemi marrë provat në sekretari, gjykata e shtyu për të shtunën shpalljen e vendimit. Akoma sot kemi marrë provat. Me provat që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Atëherë janë ato prova që provojnë një anshmëri të gjyqtares. Dje thatë, hetimi është sekret, un i qëndroj ligjit.“
Top Channel