Pas pak pritet që GJKKO të shqyrtojë masën “arrest shtëpie”, Berisha largohet nga selia për në banesë

28/12/2023 15:11
Sali Berisha duke u larguar nga selia blu

Teksa pritet që Gjykata e Posaçme të vendosë për kërkesën e SPAK për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha, ky fundit është larguar nga selia.

Ish-kryeministri është larguar nga ambientet e selisë blu, drejt banesës së tij në Tiranë, aty ku pritet të mësojë masën e sigurisë.

Sali Berisha duke u futur në banesë

Nëse gjykata aprovon arrestin shtëpiak, masa e re ekzekutohet brenda ditës pas një urdhri që SPAK ia delegon policisë

FOTO GALERI
1/7

Top Channel