Dick Marty, ish-senatori zviceran i njohur për raportin kundër UÇK-së, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Sipas mediave vendase, trupi i pajetë është gjetur në shtëpinë e tij. Lajmi për vdekjen e Marty-t u konfirmua edhe nga Partia Radikale e qendrës së djathtë.

Dick Marty u bë i njohur ndërkombëtarisht si anëtar i Këshillit të Evropës dhe Komisionit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut, i cili paraqiti raporti për Kosovën në vitin 2011. Si një hetues special i Këshillit të Evropës, ai hodhi pretendime për trafikimin e organeve, duke akuzuar edhe UÇK-në.

Ky raport solli edhe krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë u themelua nga Kuvendi i Kosovës disa vite më vonë, ndërkohë sot ish-drejtuesit e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA