Pas ankesave të shumta të qytetarëve për fatura të larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike në vendin tonë.
Madje, Kurti theksoi se çdo ankesë e konsumatorëve, adresat e vetme janë në KESCO dhe në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
“Nëse ka furata të fryra, KESCO dhe ZRRE janë adresa, të cilat duhet t’i trajtojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat. Mirëpo, nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike. Ku ka konsum më të lartë natyrisht që ka edhe faturë më të lartë. Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka. Ne kemi subvencionuar dhe kemi ndihmuar edhe sa i përket pajisjeve efiçiente për amvisëritë. Ata të cilët kanë kursyer ne në vitin e kaluar edhe i kemi shpërblyer, tash kanë pajisje edhe më efiçiente me mijëra e mijëra familje e me dhjetëra e mijëra banorë, andaj, kush ka dyshime që iu ka fryrë fatura KESCO dhe ZRRE janë adresa”, theksoi Kurti gjatë përurimit të fillimit të punimeve për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës në fshatrat Bardh i madh dhe fshatin Sllatinë e madhe dhe lagjet 28 dhe 29.
Top Channel