Interpretuan poezi kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, dënohen me burg dy poetë në Moskë

28/12/2023 19:25

Dy poetë në Rusi janë dënuar me burg, pasi interpretuan poezi me përmbajtje kundër luftës së vendit të tyre në Ukrainë.

Një gjykatë në Moskë dënoi me shtatë vite burg Artyom Kamardin dhe pesë vite e gjashtë muaj Yegor Shtovba për “nxitje të urrejtjes” kundër trupave ruse dhe për “apelime kundër sigurimit të shtetit”. Të dy kanë deklaruar se janë të pafajshëm, por sërish u dënuan nga gjykata.

Dyshja janë personat më të fundit që u dënuan, ndërkohë i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe një person i tretë.

Poeti Nikolai Dayneko u dënua me katër vite burg, më pak se të tjerët pasi vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë.

Ngjarja e ndodhur më 25 shtator të vitit 2022, në sheshin Sheshin Triumfalnaya, dikur Sheshi Mayakovsky, aty ku organizohen aktivitete të ndryshme.

Interpretimi poezive ndodhi menjëherë pas njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin për një fushatën e mobilizimit të pjesshëm të rusëve për luftën në Ukrainë. Artyom Kamardin, i dënuar me 7 vite heqje lirie,

Në momentin e arrestimit, bashkëshortja e njërit prej të dënuarve, përkatësisht Artyom Kamardin, deklaroi për BBC se policia sulmoi banesën e tyre.

“Më tërhoqën zvarrë nëpër dysheme për flokë dhe filluan të më përplasnin nëpër dysheme. Më kërcënuan se do të më ngjitnin gojën”, tha ajo.

Dëshmitarët që ndodheshin në sallën e gjyqit në Moskë thërritën “Turp!”, ndërsa u lexuan dënimet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbikëqyrur një goditje të paprecedentë ndaj opozitës së brendshme paralelisht me pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Muajin e kaluar, aktivisti rus kundër luftës, 33-vjeçari Sasha Skochilenko, u dënua me shtatë vite burg, për zëvendësimin e etiketave të çmimeve të supermarketeve me mesazhe kundër luftës.

Aktivisti i opozitës Vladimir Kara-Murza u dënua me 25 vite burg për akuza të lidhura me kritikat e tij ndaj luftës në Ukrainë dhe këshilltari i Moskës Alexei Gorinov u burgos për shtatë vite për kritikimin e pushtimit gjatë një mbledhjeje të këshillit të qytetit.

Shumë kritikë të tjerë të sundimit të Putinit kanë përfunduar gjithashtu pas hekurave, numri ka ardhur në rritje pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA