Ndalimi për të hyrë në qendër të Fierit për shkak se aty po organizohet një koncert e ka nxitur një qytetar që të konfliktohet me policinë këtë mbrëmje.

Shtetasi nga Levani, emri i të cilit ende nuk dihet, është përplasur me një efektiv që ka qenë në shërbimit.

Ky i fundit, i identifikuar me inicialet Sh.J. ka nxjerrë armën dhe ka plagosur të riun në këmbë.

I plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet nëse ka pasur shkëmbim zjarri, ndërsa për ngjarjen kanë nisur hetimet nga Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore, që ka shoqëruar autorin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA