A do e sjellë e shtuna vendimin për Berishën? Gazetarja Hoxha: Avokatët do të shterojnë çdo mundësi

28/12/2023 16:12

Gazetarja Anila Hoxha, gjatë një lidhjeje live për “Top Talk” pas shtyrjes së seancës për ish-kryeministrin Sali Berisha, sqaroi se ndryshe nga vendimi i parë që gjykata ishte e kufizuar me afate kohore, GJKKO nuk është e kushtëzuar.

Pas zvarritjes së kësaj jave, ende nuk dihet nëse seanca e së shtunës do të shqyrtojë kërkesën e Berishës, pasi sipas gazetares Hoxha, avokatët do të shterojnë çdo mundësi.

“Ajo që vlen për t’u theksuar se ndryshe nga seanca e parë kur gjykata ishte e kufizuar me afatet kohore, ligje është i qartë që nuk ka afate, gjykata nuk është e kushtëzuar për të dhënë një vendim që ta detyronte për gjetjen e avokatëve kryesisht,. sikurse ndodhi herën e parë. Gjatë ditës avokatët kanë dhënë prova të tjera, kanë kërkuar një CD për të marrë të gjithë debatin gjyqësor. Në seancën në dyer të mbyllura, u tha se Berisha nuk ka pasur asnjë tentativë për tu larguar, prandaj kjo kërkesë duhet të kundërshtohet. Kemi hyrë në një fazë të tjerë të çështjes, që palët do të jenë këtu ditën e shtunë me shpresën se do të jepet një vendimmarrje”.

Avokatët janë në rolin e mbrojtësit që do të shterojnë çdo mundësi që u jep ligji, shtoi gazetarja e Top Channel.

“Pikërisht, këta avokatë po shterojnë çdo mundësi, sikurse shteruan çdo shteg ligjor për masën e sigurimit. Kuptohet nga sjellja e gjykatës, me shumë mundësi ka vendosur të shterojë çfarëdo lloj kërkese në mënyrë që mos të ketë pretendime që do vinin në pyetje aspektin procedural. Gjykata prej 28 tetorit ka pasur dhjetëra kërkesa që kanë kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA