Në një pohim të papritur për Ria Novosti, ish-kreu i Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit, Aleksandër Vulin u shpreh se Moska e ndihmoi Serbinë të ruante rendin kushtetues gjatë trazirave në kryeqytetin serb.

“Rusia është një vend partner dhe një aleat që respekton vullnetin e popullit serb. Rusia ishte me Serbinë edhe këtë herë dhe rendi ynë kushtetues u ruajt”, ishte komenti i tij.

Në një kohë kur ndërkombëtarët vazhdimisht i kanë tërhequr vërejtje Serbisë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Moskës për agresionin e saj në Ukrainë, Vulin e ktheu këtë në një arsyeje mburrjeje kur tha se kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç është i vetmi lider në Europë që nuk e ka hedhur një hap të tillë. Edhe për veten, u shpreh krenar që është i vetmi drejtues i një agjencie të zbatimit të ligjit në kontinentin e vjetër, i cili nuk i është dorëzuar ndjenjave anti-ruse.

Vulin insistoi gjatë bisedës se pas protestave të dhunshme në Beograd qëndron Perëndimi. Për këto protesta, të cilat i përshkroi si “pjesë e përgatitjes për Maidan”, ai tha se nuk janë instrument presioni ndaj Kosovës dhe sanksionesh ndaj Rusisë, por tentativë për të rrëzuar presidentin Vuçiçc.

Mbrëmjen e djeshme, qindra vetë u mblodhën sërish përpara selisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në qendër të Beogradit, përpara se të parakalonin drejt Pallatit të Drejtësisë, duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar. Të hënën, policia arrestoi 38 persona që kishin marrë pjesë në tubimin kundër parregullsive të raportuara gjatë votimeve të 17 dhjetorit, pas të cilave fituese u shpall Partia Përparimtare e Vucicit. Të dielën në mbrëmje, protestuesit u përpoqën të hynin në bashkinë e Beogradit, duke thyer xhamat, përpara se forcat e rendit te perdornin gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për t’i shpërndarë ata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA