Në qytetin e Shkodrës janë vënë nën hetim 3 shoferë për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe janë ndëshkuar administrativisht në total 1926 drejtues mjetesh.

Ndër ta 1018 shoferë janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa 221 të tjerë për parakalime të gabuara.

68 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masa administrative për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit dhe 26 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar 108 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 409 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Top Channel