Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro Shkëlzen Berisha është deklaruar për mediat pas marrjes në pyetje për rreth 40 minuta nga GJKKO për çështjen e Gërdecit.
Para gazetarëve, Shkëlzen Berisha sqaroi se takimet me ish-ministrat Aldo Bumçi dhe Fatmir Mediun kanë qenë personale, dhe jo në lidhje me punën. Berisha i ndau në tre kategori 71 dëshmitarët e gjyqit të Gërdecit, familjarët e prekur, pala që ka qenë në pushtet dhe kompania e demontimit, por sipas tij ai nuk bën pjesë në asnjë nga këto tre kategori.
Takimet me Bumcin dhe Mediun:
Të gjitha takimet kane qenë personale, jo me këtë lidhje. Delijorxhio ka qenë edhe sipërmarrës, kjo është mënyra sesi e kam njohur. I kam miq para se të ishin të angazhuar, i kam miq dhe sot. Bisedat janë mes miqsh.
Mbishkrimi për Shkëlzen Berishën:
Qartësia nga unë ka qenë e qartë, ky faks nuk ka mbërritur në adresën time, nuk njoh atë qe e ka nisur apo pritur. I takon prokurorisë ta zbardhë. Ajo që mund të them që politizimi nuk e ka ndihmuar të vërtetën, janë thirr 71 dëshmitarë, familjarë, ose punonjës të shtetit ose të kompanisë që ka pasur lidhje me procesin e demontimit, un nuk kam lidhje me asnjë kategori. Unë nuk kam asnjë info për të dhënë akuzës, e konsideroj teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai dhe ekzekutohet në darkë kërkesa.
Top Channel