Një avion stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar mëngjesin e së mërkurës, gjysmë milje detare në veriperëndim të aeroportit të Kalamatës, në gadishullin e Peloponezit, me pasojë vdekjen tragjike të pilotit të tij.

Avioni, i cili u ngrit nga departamenti 120 i Trajnimit Ajror, ka humbur kontrollin, ndërsa po i afrohej aeroportit, pranë gardhit rrethues.

Bëhet fjalë për një avion stërvitor T-2, dyvendësh, me një instruktor në bord. Megjithëse ky tip ka një sistem automatik katapultimi të sediljes, nuk ka asnjë raport për përdorimin e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Forcave Ajrore greke, avioni u rrëzua në orën 11:28 dhe piloti 41 vjeçar Epaminondas Kosteas ka humbur jetën.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e rrëzimit të tij dhe specialistët ndodhen në vendgjarje.

Forcat Ajrore të Greqisë kanë blerë 40 avionë të tillë në vitin 1976, të cilët ishin edhe avionët e parë stërvitor të Forcave Ajrore Greke. Janë këta avionë me të cilët pilotët dhe ndihmësit e rinj përfundojnë stërvitjen e tyre para se të hyjnë në Forcat luftarake Ajrore të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA