5 mijë fidanë të rinj janë mbjellë në Marinaj, ndërsa po përfundon puna për hidrantet në Krastë për të siguruar mbrojtjen nga zjarret.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Facebook shkruan se në Elbasan dhe Librazhd ka nisur pyllëzimi.
“Në Elbasan dhe Librazhd ka nisur pyllëzimi i zonave ku së fundmi janë mbjellë 5 mijë fidanë të rinj në Marinaj, ndërkohe që është drejt fundit edhe investimi për hidrantet në Krastë që do të mundësojë mbrojtjen nga zjarret në pyje dhe ku vazhdon mbjellja e 15 mijë fidanëve të rinj
Viti 2024 është shpallur Viti i Pyjeve me një program të dedikuar mbjelljesh, aktivitetesh dhe ndërgjegjësimi publik për pasurinë tonë të përbashkët natyrore”- shkruan Rama në Facebook.
Top Channel