Në Korçë për festën e ndërrimit të viteve, shefi i Policisë Rrugore prezanton planin e masave 

27/12/2023 12:06

Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo ka publikuar planin e masave të policisë, për fundvitin.

Masat janë marrë për të siguruar një trafik normal dhe për t’ua bërë shoferëve sa më të lehtë festën e ndërrimit të viteve.

Korça, si një atraksion i rëndësishëm turistik gjatë dimrit, pritet të ketë dyndje turistësh, dukë bërë kështu që  Policia e Shtetit dhe Policia Rrugore të kalojnë në gatishmëri të përforcuar, për të përballuar fluksin në rritje.

Siç dihet në këtë periudhë është qyteti më i frekuentuar nga pushuesit kryesisht vendas. Policia Rrugore me këtë rast i bën apel të gjithë përdoruesve të rrugës drejtuesve të mjeteve por sidomos këmbësorëve, drejtuesve të biçikletave dhe motoçikletave që të tregojnë kujdes maksimal.

Skëndo ka paralajmëruar nuk do të tolerojë shkelje te cilat sjellin pasoja në trafik dhe në jetën e njerëzve. “Ju bëj thirrje sidomos këmbësorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe ju bëj thirrje drejtuesve të na mirëkuptojnë pasi siç thashë trafiku është i shtuar dhe i kemi marrë të gjitha masat për t’ua lehtësuar këtë trafik”, thotë ai.

Policia Rrugore do të jetë e pranishme në të gjitha akset edhe në qytet do të punojë me orë në të zgjatura, pasi ka kaluar në gatishmëri dhe do të merren masa për mjetet që do të tejkalojnë shpejtësinë. Në veçanti dihet që gjatë festave njerëzit kanë tendencën për të përdorur alkoolin më tepër dhe ndaj këtyre shkelësve nuk do të tregojmë tolerim sepse është e rëndësishme për ne dhe për jetën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA