Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Kurbin, ku pas një sherri të çastit, një 41-vjeçar ka tentuar të vrasë një 61-vjeçar.
Mësohet se 41-vjeçari Rasim Mihana rreth mesnatës, është konfliktuar për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, me shtetasin C. H., 60 vjeç.
Më pas ai ka marrë armën e zjarrit, në banesën e tij dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së 60-vjeçarit, me pasojë vetëm dëme materiale, dhe është larguar në zonën e pyllëzuar të fshatit Malbardhë, Kurbin, për t’u fshehur.
Pas kërkimeve, ai u kap gjatë natës në territorin e fshatit Malbardhë, nga Policia e Kurbinit, Forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Lezhë, Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe forcat speciale “RENEA”.
Gjithashtu në këtë zonë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi i arrestuari.
Top Channel