“Ky qytet nuk ekziston…”! Ukraina thirrje të dëshpëruar partnerëve ndërkombëtarë për ndihmë

27/12/2023 16:35

Konflikti në Ukrainë vijon në ditën e 672-të, ndërsa pjesa më e madhe e luftimeve janë në lindje të vendit.

Një ditë pasi Rusia tha se kishte marrë nën kontroll Marinka, shefi i shtabit të përgjithshëm të Ukrainës tha se qyteti nuk ekzistonte më.

Kievi pretendon gjithashtu se forcat ruse bombarduan stacionin hekurudhor në Kherson gjatë hipjes në tren të banorëve të evakuuar.

Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas ka bërë një thirrje të dëshpëruar që partnerët ndërkombëtarë t’i dërgojnë Ukrainës të gjitha burimet e disponueshme, ndërsa Rusia po ecën para me sulmet e saj ndaj Ukrainës. Komandanti i grupit operativo-strategjik të ushtrisë ukrainase “Tavria”, Aleksandar Tarnavski tha se viti i ardhshëm mund të jetë edhe më i vështirë për ushtrinë ukrainase.

Më herët, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Forcat e Armatosura ruse kanë përmbushur qëllimin kryesor për vitin 2023, parandalimin e kundërsulmit të Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA