
Kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj ish-kryeministrit u rrëzua nga GJKKO.
Avokatët mbrojtës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan përjashtimin e Irena Gjokës për shkak të një vendimi nga KLD në vitin 1996, që drejtohej nga presidenti i asaj kohe, Sali Berisha.
Në një seancë me dyer të mbyllura, SPAK relatoi një ditë më parë shkaqet se përse kërkon arrest shtëpiak, që është argumenti i mos bindjes së Berishës për të respektuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte shpallur detyrim paraqitje. Si prova sollën procesverbalët e oficeres së policisë gjyqësore, që ka provuar mungesat e Berishës.
Ndërkohë, pritet që sot Gjykata e Posaçme të dalë me një vendim për masën ndaj Berishës.
Top Channel