29/12 02:13
Detaje të reja nga aksidenti në Urbino të Italisë.
Mediet italiane bëjnë me dije se viktimat e aksidentit kokë më kokë mes ambulancës dhe autobusit me 47 fëmijë në bord janë ekipi i urgjencës dhe pacienti në bordin e ambulances.
Mësohet se shqiptari mes viktimave ishte një mjek 40-vjeçar. Ndërkaq, viktimat e tjera janë infermierja gjithashtu dyzet vjeç, shoferi gjashtëdhjetë vjeç dhe pacienti i transportuar, një i moshuar 85 vjeç.
Katër fëmijë dhe tre shoqërues u plagosën lehtë dhe u transportuan në spitalet e Pesaros dhe Urbinos për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u larguan. Shoferi i autobusit ishte praktikisht i padëmtuar, por i tronditur nga ngjarja.
Top Channel