Një tjetër tregtare tregon dëshminë e saj, për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare në Lushnjë.

Ajo tregon që ka 10 vite që merret me biznes dhe dëmi që flakët kanë shkaktuar është 506-60 milion lekë.

“Kam një biznes në kat të parë ,është dyqan çantash aksesorësh. Zjarri ra nga ora 2 e gjysmë e drekës kur ne po ndërronim turnet në punë. Në fillim pamë tym edhe ndjemë erë që po digjej diçka dhe pastaj u larguam. Unë nuk qëndrova aty kur ra zjarri po dëgjova nga tregtarët e tjerë që kanë bizneset e tyre që u mbush shumë shpejt me tym dhe u përfshi nga flakët. Biznesi im ka mbi 10 vite që është hapur dhe mendoj që dëmi mund të jetë shumë i madh. Mendoj që ka mbi 50-60 milion lekë dëm, po shyqyr që jemi mirë, kjo ka rëndësi”, shprehet ajo.

Një banore e katit të gjashtë tregoi gjithashtu përjetimet e saj.

“Në filllim ne pamë tym dhe zbritëm nga shkallët sepse u fikën dritat ikëm, nuk morëm asgjë, as celular asgjë… Zbritëm poshtë dhe nuk pamë çfarë ndodhi.  Ne po rrimë këtu jashtë se nuk e dimë çfarë do ndodhi nuk kemi asnjë informacion. Ne u shqetësuam shumë sepse aty ku kemi dritaren shpërtheu flaka. Nuk e dimë se kur mund të futemi brenda sepse na kanë ngel ilaçet pa pirë”, tregon ajo.

Kati i katërt ku ndodhej qendra tregtare është i shkatërruar totalisht, ndërkohë që dëme ka edhe në pjesën tjetër të godinës.

Zjarri u arrit të neutralizohej rreth mesnatës, pas gati 9 orë betejë me flakët nga ana e zjarrfikësve, forcave policore dhe RENEA-s. Gjatë gjithë natës, në godinë kanë qëndruar zjarrfikësit për të parandaluar një tjetër riaktivizim të vatrave.

Ndërkohë, vendngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me kordon sigurie dhe askush nuk lejohet të kalojë.

Zjarri u aktivizua rreth orës 14:40. Si pasojë u rrezikua jeta e shumë njerëzve, të cilët ndodheshin aty për pazar si dhe për të festuar ditën e krishtlindjeve, por dhe banorëve të pallatit 12-katësh. Të frikësuar dhe të panikosur, dy fëmijë të vegjël u ngjitën në tarracën e pallatit. Ata u shpëtuan nga forcat RENEA. Sipas autoriteteve, 39 persona si dhe tre zjarrfikës u dërguan drejt spitalit të Lushnjës për ndihmë mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA