Dy biznese janë gjobitur në Korçë dhe Durrës, për shkelje të dokumentacionit dhe produkte të skaduara në rafte.
Në një market në qytetin e Korçës, u konstatua tregtim i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi, njofton Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Biznesi u gjobit me 400 mijë lekë, ndërsa produktet u dërguan për asgjësim.
Ndërsa një tjetër biznes në Fier u gjet me problematika në plotësimin e dokumentacionit.
Dy ditë më parë, një furrë buke u mbyll në kryeqytet, pasi u gjet se vepronte jashtë kushteve higjeno-sanitare.
Teksa jemi në periudhën e festave të fundvitit dhe konsumi rritet, AKU ka shtuar kontrollet duke gjobitur dhjetëra biznese në vend, që janë gjetur me shkelje në tregtimin e produkteve ushqimore.
Top Channel