Trajneri turk i futbollit Fatih Terim pritet të nisë një kapitull të ri të karrierës teksa konfirmoi vendosjen me klubin grek të futbollit Panathinaikos, edhe pse emri i tij është lidhur së fundmi me një skandal të gjerë manipulimesh e korrupsioni me futbollistët më të mirë të vendit.
Terim, i cili ka një karrierë të pasur ku përfshihet skuadra kombëtare e Turqisë dhe klubi i Galatasaray, ka gjetur veten në qendër të një skandali financiar të cilit mediat i referohen si “Fondi Fatih Terim,” ku përfshihen një skemë pagesash të dyshimta që orkestroheshin nga Seçil Erzan, ish-drejtuese e bankës Denizbank Levent.
Erzan menaxhonte financat e Terim dhe besohet se ka joshur investitorë duke përfshirë dhe futbollistë të njohur si Arda Turan e Selçuk İnan, me premtime fitimesh astronomike, duke përdorur kredencialet e Terim.
Mediat turke shkruajnë se detyra e re e Terim me Panathinaikos, vjen mes dyshimeve dhe disa dëshmive të viktimave të manipulimit që kanë kërkuar hetime nga policia për përfshirjen e tij në skandal.
Ndërkohë me vendosjen te Panathinaikos, Terim i rikthehet stërvitjes pas një pushimi dy-vjeçar dhe detyra e tretë ndërkombëtare e trajnerit 70-vjeçar.
Terim ka stërvitur më parë klube të huaja si Fiorentinae AC Milan pas sukseseve me Galatasaray në Turqi.
Top Channel