“Mirë se vini në shtëpi”, ky vend heq përfundimisht vizat nga janari i 2024!

26/12/2023 09:53

Vizitorët në Kenia nga e gjithë bota nuk do të kërkojnë më vizë nga janari, tha Presidenti William Ruto më 12 dhjetor.

Ruto tha se qeveria e tij ka zhvilluar një platformë dixhitale për të siguruar që të gjithë vizitorët do të marrin një autorizim elektronik të udhëtimit paraprakisht, në vend që të kenë nevojë të aplikonin për vizë.

“Nuk do të jetë më e nevojshme që asnjë person nga asnjë cep i globit të mbajë barrën e aplikimit për vizë për të ardhur në Kenia” , tha ai në një fjalim në kryeqytetin Nairobi në 60-vjetorin e pavarësisë nga Britania.

Ruto ka mbrojtur prej kohësh udhëtimin pa viza brenda kontinentit afrikan.

Në një konferencë në Republikën e Kongos në tetor ai tha se njerëzit nga vendet afrikane nuk do të kërkojnë vizë për të vizituar Kenian deri në fund të 2023.

Industria e turizmit luan një rol jetik në ekonominë e Kenias, duke ofruar pushime në plazh përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Indian dhe safari të kafshëve të egra në brendësi.

“Kenia ka një mesazh të thjeshtë për njerëzimin: Mirë se vini në shtëpi!” tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA