Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u shty nesër në orën 11:00, pasi avokatët e tij kërkuan kohë.
Në një deklaratë për mediat, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha se në seancë u kërkua shkarkimi i gjyqtares Irena Gjoka. Avokati tha se në mënyrë të paligjshme, është kërkuar që ndryshimi i masës të bëhet me mbikëqyrje policore, çka tregon sipas tij, se SPAK do të hakmerret.
“Seanca kishte të bënte me zëvendësimin e masës, i kërkuam gjyqtares që të japë dorëheqjen për shkak të një anshmërie. Zoti Berisha ka qenë kryetari i KLD ku gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar. Vijoji seanca, deri në momentin kur shteruan, bëmë një set pyetjesh. Gjykata vendosi shtyrjen për nesër në orën 11. Ajo që unë dua të denoncoj, ndryshimi i masës është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj, çka tregon qëllimin e SPAK jo për të bërë një proces të ligjshëm, pro për tu hakmarrë. Është e paparashikueshme në ligj kërkesa që kanë bërë për SPAK. Kur kemi munguar ndonjëherë në seancë ne. Nëse keni ndjekur seancën e kuvendit kemi drejtuar disa pyetje ku prokurori i SPAK tha që unë nuk jap përgjigje por kjo është pjesë e debatit. U dhanë disa përgjigje por nuk kishin lidhje me pyetjet tona. Ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore.“-tha avokati për mediat.
Top Channel