Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël.

Një automjet tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i frezës, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA