20 familje mbetën pa shtëpi pas zjarrit! Kryebashkiakja e Lushnjës: Po kontaktojmë me ta, do të akomodohen në ambiente me qira

26/12/2023 10:04

Të gjithë personat që u dërguan në spital pas zjarrit në qendrën tregtare në Lushnjë kanë lënë spitalin.

Sipas kryebashkiakes së Lushnjës, Eriselda Sefa, rreth orës 01:00 të natës së kaluar, janë larguar nga spitali i Lushnjës të gjithë personat që morën ndihmë mjekësore. Ata u larguan pasi ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, Sefa tha se 20 familjet që jetonin në pallatin 12 katësh që për gati 9 orë ishte në pushtetin e flakëve, po kontaktohen nga stafi i bashkisë. Nëse është nevoja, ata do të vendosen në apartamente me qira që do të mbulohen nga bashkia deri në rikonstruktimin e objektit.

“Stafi i bashkisë po kontakton çdo familje që do të ketë nevojë për akomodim. Kemi bërë gati një konvikt. Nëse do të jetë nevoja, do të marrim edhe apartament me qira. Janë rreth 91 apartamente, 20 janë banuese aktuale, të tjerë janë emigrantë. Pasi të mbarojë ekspertiza, do të japim kompensim sipas ligjit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA