“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Këto janë pamjet nga brenda qendrës tregtare tërësisht të djegur në Lushnjë.
Siç duket edhe nga pamjet, duken vetëm këmbët e karrigeve, tavolinave apo sendeve prej metali.
Zjarri ra ditën e djeshme rreth orës 02:45, ku dyshohet se vatra nisi nga një dyqan këpucësh dhe më pas edhe dyqanet e tjera. Tymi përfshiu të gjithë godinën 12-katëshe.
Zjarrfikësit nga qytetet e ndryshme të vendit erdhën në vendngjarje, pasi gjendja u përkeqësua.
Zjarri u arrit të neutralizohej rreth mesnatës, pas gati 9 orë betejë me flakët nga ana e zjarrfikësve, forcave policore dhe RENEA-s. Gjatë gjithë natës, në godinë kanë qëndruar zjarrfikësit për të parandaluar një tjetër riaktivizim të vatrave.
Si pasojë u rrezikua jeta e shumë njerëzve, të cilët ndodheshin aty për pazar si dhe për të festuar ditën e Krishtlindjeve, por dhe banorëve të pallatit. Të frikësuar dhe të panikosur, shumë qytetarë, banorë dhe tregtarë treguan përjetimet e ngjarjes dhe dëmet që janë shkaktuar.
Top Channel