VIDEO LAJM/ Digjet godina, shpëton pema e Krishtlindjes! Prej orësh në flakë, si duket pallati i shkrumbuar nga zjarri

25/12/2023 23:19

Festa e Krishtlindjes u përfshi nga paniku dhe frika këtë të hënë në qytetin e Lushnjës.

Ndërsa një grup qytetarësh zgjodhën të kalonin festën në  këtë qendër tregtare, kati i tretë i saj u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi në katet sipër të godinës 12 katëshe.

Në pamjet e siguruara nga ekipi i Top Channel, të cilët kanë raportuar me detaje prej orësh tashmë situatën e rënduar atje, duket godina e shkrumbuar, ndërsa pema e Krishtlindjes e paprekur, duke krijuar një kontrast të trishtë.

Sipas informacioneve në zonë po shkojnë edhe forcat e ushtrisë për t’u ardhur në ndihmë zjarrfikësve.

Top Channel